Për ne
Smarttech ka filluar si koncept i kompanisë konsulente në lëmin e Teknlogjisë Informative në vitin 2001 si kompani profesionale e zhvillimit të aplikacioneve /softuerëve. Mirëpo, si rezultat i rritjes së dukshme të tregut Smarttech e ka kthyer fokusin edhe në kërkesa tjera të cilat kanë arritur nga bizneset, organizatat si dhe agjencionet qeveritare. Smarttech ka filluar të ofrojë gjithashtu solucione në aspektin e implementimit të infrastrukturës kompjuterike të bazuara kryesisht në Microsoft dhe Linux platforma dhe duke ofruar përkrahje teknike për klientë që nga viti 2005. Që prej atëherë Smarttech ka vazhduar të ofrojë solucione infrastrukturore të TI-së me kualitet të lartë për institucione private dhe qeveritare duke përfshirë edhe përkrahjen e vazhdueshme teknike. Ne i bazojmë solucionet tona ne kërkesat themelore te biznesit tuaj dhe ne te njëjtën kohe duke zvogëluar koston e operacioneve dhe duke ngritur bashkëpunimin nder ekipor.
Në Qershor të vitit 2008, Smarttech bashkëngjitet me kompaninë Ajtiks;kompani po ashtu e specializuar në lëmin e Teknologjisë Informative në zhvillim aplikacionesh, implementim të TI infrastrukturës dhe përkrahjes
teknike. Si rezultat i bashkimit të kapaciteteve njerëzore dhe atyre kapitale, Smarttech edhe më shumë ka përparuar në ofrimin e solucioneve kualitative dhe produktive duke integruar njohuritë e profesionistëve nga ana e Smarttech me shumë vite përvojë në lëmin e TI infrastrukturës,harduerit, softuerit si dhe solucioneve portal ose intranet. Kompania vazhdon të rritet sigurte dhe analizat tregojnë rritje të mëdha në biznes në vitet që vijnë. Ne këtu në SmartTech synojmë ti ofrojmë klientëve shërbimet më të mira të mundshme duke u bazuar në vlerat e :
- Integritetit
- Komunikimit te hapur
- Efikasitetit
- Përgjegjësi
- Sigurisë dhe Besimit
- Si dhe ne Përmbushjen e Premtimeve
Smarttech Sot
Smartech 2010-ën e ka nisur me 15 punëtor aktiv, me konsulent te jashtëm si dhe me partneritete me kompanitë lidere në botën e TI-së si :
Microsoft Gold Certified Partner
Cisco/Linksys Registred Partner
IBM/Lenovo Business Partner
Symantec Registred Partner
VMware Partner
STIKK Member
Si dhe partner tjerë lokal te angazhuar ne projekte te përbashkëta. Stafi i Smarttech-ut përbëhet nga profesionist te ndryshëm ne lëmin e TI-se dhe ne stafin tone kemi njerëz me përvoja të ndryshme të certifikuar dhe të Diplomuar. Ne Stafin tonë ne kemi punëtore te certifikuar me certifikatat me të respektuara në lëmin e TI-së si: ITIL, MCT , MCSE ,MCSA , MCDBA , MCPD, MCAD , MCP , MCTS , SCJP , CCIE, CCNP, CCNA, SSC etj. si dhe te certifikuar per produkte te partnereve. Jemi të përkushtuar të ofrojmë solucione inovative në lëmin e Teknologjisë Informative me performance të larta për sisteme kritike dhe aplikacione heterogjene.
VIZIONI
Vizioni ynë kryesor është që të ofrojmë produkte me kualitet të lartë, shërbim të shkëlqyeshëm, dhe përkrahje të pakrahasueshme në gjithë territorin e Kosovës. Jemi të përkushtuar në zhvillimin e solucioneve për mbarë kompanitë në aspektin e Teknologjisë Informative dhe kërkesën që personeli i TI-së në ato organizata të jetë i efektshëm në përmirësimin e performansave softuerike dhe harduerike të sistemit brenda atyre organizatave.
MISIONI
Misioni i SMARTTECH-ut është t ofroj solucione në lëmin e Teknologjisë së Informacioneve për Bizneset e vogla dhe të Mesme në tregun Kosovar.
SMARTTECH është i fokusuar në ofrimin e solucioneve përmes analizës së
kërkesave të bizneseve Kosovare, implementim profesional të infrastrukturës harduerike dhe softuerike, planifikim të rrjetit kompjuterik,zbatim të infrastrukturës si dhe trajnim të shfrytëzuesve në lëmin e Teknologjisë së Informacioneve.