Sherbimet

 

Sherbimet

Ne jemi të specializuar në transformimin e operacioneve të TI-së për t’iu përshtatur direktivave biznesore dhe prioriteteve si dhe të zbatojmë shërbime në lëmin e TI-së në mënyrë sa më efektive dhe konsistente. Gjatë punës së implementimit ne ofrojmë plan në përkrahjen teknike për klientët tanë përmes analizës së proceseve të TI-së të cilat në rast ndryshimi adaptohen dhe përshtaten plotësisht me planet biznesore.

Rezultati i gjithë kësaj është përmirësimi drastik në kolaborimin ndërmjet punonjësve,aplikacioneve dhe komponenteve teknologjike duke gjeneruar vlerë të rëndësishme për çdo biznes,organizatë dhe institucion si dhe duke iu dhënë avantazh të dukshëm në punë dhe organizim.


Smarttech ofron brez të gjërë të shërbimeve kompjuterike për klientë. Mos hezitoni  të  na kontaktoni për t’iu informuar se çka mund të bëjmë për ju.
  
 

    • Rrjetat Kompjuterike: Ne ju ndihmojmë të dizajnoni, zbatoni dhe në mirëmbajtje të rrjetit kompjuterik.

    • Zbatimi i Sigurisë: Mbrojtja e të dhënave tuaja është  shumë  me  rëndësi  për  ne. Smarttech mund t’iu ofrojë solucione  me  çmim  të  arsyeshëm  për  t’iu  garantuar siguri.

    • Integriteti i të dhënave: Ne mund të zbatojmë sistem të  backup-it  (kopjes rezervë) për dokumentet dhe të dhënat  tjera  ose  edhe  mund  të  testojmë efikasitetin dhe performansat e sistemit ekzistues në mënyrë që të siguroheni se çdo  gjë punon në rregull dhe është e sigurtë. Në përgjithësi, duke përdorur teknologjinë  ne  mund të krijojmë mënyra që të parandalohen humbjet ose dëmtimet  e  të  dhënave  dhe  të sigurojmë mbështetshmëri në sistemin tuaj.

    • Active Directory: Ne mund të krijojmë autentifikim qëndror, skemë organizative dhe funksionale për organizatën  tuaj  duke  u  bazuar  në  kërkesat  e  veçanta përmes implementimit  të  Active Directory. Përmes Active Directory  pastaj  mund  t’iu ndihmojmë në definimin elektronik të politikave dhe    sigurisë  për   të  gjithë kompjuterët brenda organizatës tuaj.

    • DHCP: Ne mund t’iu lirojmë nga IP adresat statike përmes  konfigurimit  të  sistemit 
      DHCP për shpërndarje automatike të IP  adresave  duke  ofruar poashtu  menaxhim dhe administrim qëndror e të lehtë.

    • DNS: Ne mund t’iu ndihmojmë që të gjeni mënyrën më  të  mirë  për  rezolucion  të emrit brenda apo jashtë kompanisë tuaj.

    • ZHVILLIM SOFTUERIK : Zhvillim i aplikacioneve sipas nevojave apo proceseve te biznesit tuaj

 

Kontakt



Send

 

SmartTech Sh.p.k | Tel/Fax :  +381 38 226302 | Email: info@smarttech-ks.com | Rr.Adrian Krasniqi n39 , Prishtine , Kosove

Copyright 2009 by Smarttech   |