Sherbimet » Perkrahje Teknike

  

Perkrahje Teknike

Vizitat në vend të ngjarjes


Gjetja e problemeve ndonjëherë mund të mos  jetë  vetëm  gjetja  e  asaj  se  çfarë  ka 
ndodhur dhe rregullimi i problemit. Në këto skenare të TI-së  kërkohet  qasje  aktive  së 
bashku me rekomandimet se si të parandalohen gjëra të tilla që të mos ndodhin përsëri. 
Pos  kësaj, kush dëshiron të paguaj dy ose më shumë herë  për rregullimin  dy  ose  më 
shumë  herë  të  një problemi? Ose edhe  më  keq,  kush  dëshiron  të ballafaqohet  me 
humbjen e kohës  dhe  rënien  e  punës  normale  si  rezultat  i  dëmtimit  të  databazës 
ose/dhe rrjetit kompjuterik?

Në SMARTTECH ofrojmë qasje aktive në gjetjen, eliminimin dhe analizën e  problemeve 
të caktuara. Ne arrijmë në vizitë në  kompaninë/organizatën apo institucionin tuaj për të 
diagnostifikuar, dokumentuar dhe më në fund rregulluar problemet tuaja me TI  njëherë  
e përgjithmonë.  


24x7 Përkrahje (shumë shpejtë…)  
 
 
Ekipi i përkrahjes teknike nga SMARTTECH e kupton  mjaft  me  seriozitet  misionin  tuaj 
krucial në aplikacionet biznesore me të cilat biznesi juaj funksion si tërësi e  pandashme. 
Shumë nga çështjet e Teknologjisë Informative nga të cilat  ndikohen  bizneset  ndoshta 
edhe nuk kanë nevojë që të intervenohet në mënyrë të shpejtë  dhe  efikase.  Sidoqoftë, 
në  raste  kur  serveri  juaj  i  cili  mbanë  të  dhëna  financiare,  ose  serveri  i  cili  bën 
procesimin e pagesave dhe rrogave janë jashtë funksionit, atëherë  në  këso  rastesh ju 
nevojitet një intervenim i shpejtë dhe efikas në mënyrë që çdo gjë të  kthehet  ashtu  siç 
ka qenë para rënies  së  sistemit. 
Përderisa  shumë  nga  kompanitë  ofrojnë  përkrahje 
vetëm 5 ditë pune, SMARTTECH dëshiron që me klientët e vet të krijon raporte  fleksibile 
përmes të cilave ju do të mund të telefononi në çdo kohë dhe ditë për të kërkuar ndihmë 
me sistemin tuaj të Teknologjisë së Informacioneve.
Pavarësisht  faktit  nëse  jeni  klient 
ekzistues, klient i ri ose ndokush që për herë të parë viziton faqen tonë dhe dëshiron më 
shumë  informata  në lidhje me përkrahje teknike 24x7 ju lutem  na  kontaktoni  për  t’iu 
informuar dhe ndihmuar në misionin dhe objektivat e tuaja biznesore.  
  
Përkrahje Teknike përmes Telefonit dhe me E-Mail 
 
 
Përderisa  në  shumë  situate  nevojitet  vizita  në  lokacion  për  të  zgjidhur  problemin, 
ekzistojnë edhe skenare kur një problem mund të rregullohet përmes  telefonit  ose  me 
e-mail. Për pyetje të përgjithshme në lidhje  me  kompjuterin tuaj, serverët  dhe  rrjetin 
kompjuterik ekipi ynë do të jetë më se i kënaqur t’iu këshillojë dhe t’iu ofroj  çfarëdo lloj 
shpjegime përmes telefonit ose me e-mail. Në shumë raste nevojiten vetëm pak këshilla 
të vogla që edhe ju të  mësoni  mjaft  nga  lëmia  e  Teknologjisë  Informative,  prandaj 
SMARTTECH si kompani e cila ofron shërbime të TI-së është e dedikuar që në  raste  të 
tilla të mos intervenoj përmes vizitës por vetëm duke ju  këshilluar  përmes  e-mail  dhe 
me telefonatë në mënyrë që edhe t’iu kursej kohë dhe para. 
 

Kontakt



Send

 

SmartTech Sh.p.k | Tel/Fax :  +381 38 226302 | Email: info@smarttech-ks.com | Rr.Adrian Krasniqi n39 , Prishtine , Kosove

Copyright 2009 by Smarttech   |