Solucionet » Cluster Sherbimet & NLB

MICROSOFT WINDOWS CLUSTER SERVICES & NETWORK LOAD BALANCING (NLB)


Cluster është grupacion i kompjuterëve të cilët funksionojnë së bashku me qëllim të ofrimit të aplikacioneve të njëjta dhe të paraqiten në rrjetin kompjuterik si një kompjuter i vetëm me këto shërbime.Cluster shërbimi dizajnohet në raste kur dëshirojmë të evitojmë që të kemi një pikë të dështimit.Aplikacionet dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacioneve mund të shpërndahen në disa kompjutera duke krijuar sistem paralel në rast të   rënies së sistemit, duke ofruar mbështetshmëri dhe siguri në   punë   për   organizatën tuaj dhe shërbimet e ofruara brenda saj. Për koleksion të shërbimeve dhe aplikacioneve, Shërbimi Cluster   ofron   restaurim automatik nga dëmtimi ose/dhe ndërprerja fizike e punës së sistemit si dhe ofron mundësinë e transferimit të ngarkesës dhe punës në server tjetër në raste të mirëmbajtjes pa pasur ndonjë ndërprerje në punën normale.

Cluster shërbimi i cili gjindet brenda Windows Serverit posedon vegla të cilat janë mjaft fleksibile për punë:

 

  • Komponenta Node Menaxheri përmes të cilit menaxhohet anëtarësia e atij serveri në cluster grup, shiqohen performansat e tij ejt.
  • Komponenta Menaxheri i Konfigurimit të Databazës përdorët për mirëmbajtjen e cluster databazës dhe konfigurimit të saj.
  • KomponentaResource Manager/Failover Manager, përdorët për marrjen e të gjitha vendimeve që kanë të bëjnë me aktivitetet, siç janë: starti, ristarti dhe dështimi i cluster grupës.
  • Komponenta Event Processor bënë lidhjen ndërmjet Cluster Shërbimit, menaxhon  operacionet e zakonshme dhe mënyrën se si inicializohet Cluster shërbimi.
  • Komponenta Menaxheri i Komunikimit menaxhon pjesët e komunikimit me serverë  (node) tjerë brenda grupit cluster.
  • Komponenta Resource Manager/Failover Manager, përdorët për marrjen e të gjitha vendimeve që kanë të bëjnë me aktivitetet, siç janë: starti, ristarti dhe dështimi i cluster grupës.
  • Komponenta Resource Monitor,edhe pse jo pjesë e Cluster Shërbimit, komunikon me Cluster Shërbim duke shfrytëzuar komponentën Remote Procedure Calls (RPC).Kjo komponentë është e angazhuar në monitorimin e gjendjes së çdo resursi brenda cluster groupës
  • Komponenta Time Service mirëmban kohën në mënyrë konsistente brenda cluster grupës.

 

Lajme
Smarttech - Nenshkruan Kontrate - Tuesday, January 05, 2010

Nenshkruhet kontrata me OSHP per zhvillimin e softuerit ne baze te specifikimit teknik

 
Kontrate e re 2010 - Monday, January 04, 2010

Smarttech fillon 2010 me produkte te reja ... kliko tek produktet per me shume info

 

SmartTech Sh.p.k | Tel/Fax :  +381 38 226302 | Email: info@smarttech-ks.com | Rr.Adrian Krasniqi n39 , Prishtine , Kosove

Copyright 2009 by Smarttech   |