MICROSOFT ACTIVE DIRECTORY
Shumë aplikacione softuerike posedojnë shërbimin e direktoriumit qendror brenda tyre. Këso lloj shërbime të direktoriumeve të cilat nuk posedojnë lidhje logjike dhe fizike brenda rrjetit kompjuterik shumë shpesh shkaktojnë konfuzion për shfrytëzuesit, por edhe aplikacionet tjera të cilat gjindet brenda rrjetit kompjuterik në organizatën tuaj. Shfryëzuesit duhet të mbajnë në mend disa fjalëkalime për qasje në sisteme të ndryshme brenda kompanisë gjë që shkakton shumë shpesh edhe frustrim në rast harrese ose vështërsie në punë me këto sisteme. Microsoft Windows Server Active Directory shërbimi është shërbim direktoriumi i cili është i lehtë në raste rritjeje, i ndërtuar në shfrytëzimin e teknologjisë së fundit, i centralizuar për menaxhimin e të gjitha qasjeve dhe autentikimeve brenda organizatës. Kjo garanton pothuajse kompatibilitetet dhe përshtatshmëri me të gjitha produktet tjera në të cilat shfrytëzuesit kanë nevojë qasje për të kryer funksionet dhe detyrat e tyre. Shumë organizata dhe kompani bëjnë gabim kur që nga fillimi nuk implementojnë Active Directory shërbimet me Windows 2003/2008 Server, sepse ky solucion që nga fillimi ju sjell: Mundësia e lehtë e menaxhimit: Mundëson që organizata juaj në mënyrë efikase të menaxhoj informatat për shfrytëzuesit tuaj dhe resurset brenda rrjetit kompjuterik. Ofron pikë qëndrore të menaxhimit për të gjitha llogaritë e Windows Serverit 2003/2008, shfrytëzuesve, serverëve dhe aplikacioneve. Mund të përmbajë brenda databazës së vetë përmbi një million objekte biznesore të rregjistruara brenda rrjetit kompjuteri siç janë: shfrytëzuesit, kompjuterët, printerët dhe programet.
Shumë aplikacione softuerike posedojnë shërbimin e direktoriumit qendror brenda tyre. Këso lloj shërbime të direktoriumeve të cilat nuk posedojnë lidhje logjike dhe fizike brenda rrjetit kompjuterik shumë shpesh shkaktojnë konfuzion për shfrytëzuesit, por edhe aplikacionet tjera të cilat gjindet brenda rrjetit kompjuterik në organizatën tuaj. Shfryëzuesit duhet të mbajnë në mend disa fjalëkalime për qasje në sisteme të ndryshme brenda kompanisë gjë që shkakton shumë shpesh edhe frustrim në rast harrese ose vështërsie në punë me këto sisteme.
Microsoft Windows Server Active Directory shërbimi është shërbim direktoriumi i cili është i lehtë në raste rritjeje, i ndërtuar në shfrytëzimin e teknologjisë së fundit, i centralizuar për menaxhimin e të gjitha qasjeve dhe autentikimeve brenda organizatës. Kjo garanton pothuajse kompatibilitetet dhe përshtatshmëri me të gjitha produktet tjera në të cilat shfrytëzuesit kanë nevojë qasje për të kryer funksionet dhe detyrat e tyre. Shumë organizata dhe kompani bëjnë gabim kur që nga fillimi nuk implementojnë Active Directory shërbimet me Windows 2003/2008 Server, sepse ky solucion që nga fillimi ju sjell:
Mundësia e lehtë e menaxhimit:
Mundëson që organizata juaj në mënyrë efikase të menaxhoj informatat për shfrytëzuesit tuaj dhe resurset brenda rrjetit kompjuterik.
Ofron pikë qëndrore të menaxhimit për të gjitha llogaritë e Windows Serverit 2003/2008, shfrytëzuesve, serverëve dhe aplikacioneve.
Mund të përmbajë brenda databazës së vetë përmbi një million objekte biznesore të rregjistruara brenda rrjetit kompjuteri siç janë: shfrytëzuesit, kompjuterët, printerët dhe programet.
Siguria: Luan rolin e pikës qëndrore në rrjetë për siguri të rrjetit kompjuterik duke mundësuar kështu që çdo shfrytëzues brenda rrjetit tuaj t’ia verifikoj identitetin dhe t’ia kontrolloj qasjen gjatë punës me kompjuter të organizatës. Mund të shfrytëzohet për zgjatjen e rrjetit tuaj në internet në mënyrë të lehtë dhe të sigurtë. Interoptabiliteti: Asiston në organizimin dhe integrimin e sistemeve të cilat nuk janë të bazuara në Windows platforma si dhe konsolidon direktoriumet për lehtësi në menaxhimin e komplet rrjetit kompjuterik Ngritë vlerën e rrjetit tuaj ekzistues dhe ulë shpenzimet e panevojshme në Teknologjinë e Informacioneve duke bërë që rrjeti kompjuterik i juaj në Windows të jetë sa më i lehtë për menaxhim, i sigurtë dhe kompatibil.
Siguria:
Luan rolin e pikës qëndrore në rrjetë për siguri të rrjetit kompjuterik duke mundësuar kështu që çdo shfrytëzues brenda rrjetit tuaj t’ia verifikoj identitetin dhe t’ia kontrolloj qasjen gjatë punës me kompjuter të organizatës.
Mund të shfrytëzohet për zgjatjen e rrjetit tuaj në internet në mënyrë të lehtë dhe të sigurtë.
Interoptabiliteti:
Asiston në organizimin dhe integrimin e sistemeve të cilat nuk janë të bazuara në Windows platforma si dhe konsolidon direktoriumet për lehtësi në menaxhimin e komplet rrjetit kompjuterik
Ngritë vlerën e rrjetit tuaj ekzistues dhe ulë shpenzimet e panevojshme në Teknologjinë e Informacioneve duke bërë që rrjeti kompjuterik i juaj në Windows të jetë sa më i lehtë për menaxhim, i sigurtë dhe kompatibil.
Nenshkruhet kontrata me OSHP per zhvillimin e softuerit ne baze te specifikimit teknik
Smarttech fillon 2010 me produkte te reja ... kliko tek produktet per me shume info
SmartTech Sh.p.k | Tel/Fax : +381 38 226302 | Email: info@smarttech-ks.com | Rr.Adrian Krasniqi n39 , Prishtine , Kosove