MICROSOFT EXCHANGE 2003/2007 SERVISET
A posedoni versionin e vjetër të Microsoft Exchange Server-it të cilin dëshironi ta migroni në version më të ri? Ne mund t'i asistojmë departamentit tuaj të Teknologjisë Informative ose të implementojmë vetë në mënyrë sa më të lehtë Microsoft Exchange server migrimin dhe funksionimin. Ne garantojmë që shfrytëzuesit brenda apo jashtë rrjetit të kompanisë tuaj të kenë qasje të sigurte, të mbështetshme, dhe të shpejtë brenda sistemit të postës elektronike.
Ne jemi ekspertë në:
* Microsoft Exchange Server Instalime
* Avancime në Microsoft Exchange Server 2007
* Microsoft Exchange Server shërbimet e migrimit ose përshtatjes
Microsoft Exchange Server Vlerësimet e Gatishmërisë–
Ne së pari rishikojmë ambientin tuaj aktual,duke përfshirë edhe
Windows 2000/2003 domain konfigurimin,rrjetin dhe SMTP arkitekturën. Ndryshimet e kërkuara ose çështjet të cilat mund të shkaktojnë rreziqe të ndryshme gjatë migrimit do të anashkalohen dhe dokumentohen.
Microsoft Exchange Server Planifikimi, Dizajnimi dhe Implementimi – Ne do të analizojmë kërkesat tuaja biznesore dhe i përshtatim ato me kapabilitetet e Microsoft Exchange Server-it. Pasta, dizajni logjik dhe fizik i Exchange Server arkitekturës definohet përgjatë detyrave kryesore të cilat janë instalimi, avancimi ose procesi i migrimit. Nëse kërkohet, ekipi i shërbimit do të rishikoj ambientin aktual të dërgim/pranimit të postës elektronike, domenave ekzistues dhe arkitekturës së rrjetit kompjuterik në mënyrë që të epen konkluzione dhe rekomandime adekuate.
Konfigurimet tjera të Microsoft Exchange Server-it kanë të bëjnë me instalimin e avancimeve të fundit nga Microsoft, konfigurimi i protokolleve të rrjetit, konfigurimi i konekcioneve për Microsoft Exchange Server siç janë: Internet Mail, Mail Service, Microsoft Mail dhe cc:Mail
Analiza e Arkivimit dhe Ruajtjes nga ana e E-mail Server-it – Ky shërbim është i dizajnuar që të mbledhë matjet ose profile aktuale dhe retencionin aktual të të dhënave për serverë. Informatat e fituara nga matjet dhe testimet analizohen dhe rekomandohet konfigurim optimal i konfigurimit të arkivës së postës elektronike dhe hapësirës për ruajtjen e tyre.
Microsoft Exchange Server Pilot Test – Ofron qasje praktike në konceptet e testimit të cilat mund të jenë aplikacionet e ndryshme, programet e dedikuara për testim, testimi i softuerit të ri për backup. Bazuar në rezultatin e këtij pilot testi, dizajni fizik dhe logjikë i Exchange Serverit themelohet përgjatë aktiviteteve tjera përkatëse.
Dokumentacioni i kompletuar dhe trajnimi bazik do të kryhet për të gjitha aktivitetet e përfunduara brenda implementimit të sistemit.
Microsoft Exchange Server Përkrahja – SMARTTECH ofron plane afatgjate ato afatshkurta dhe fleksibile në mënyrë që përkrahja teknike të përshtatet me të gjitha kërkesat e kompanisë tuaj në nivelin e profesionalizmit të lartë në lëmin e TI-së.
SMARTTECH ofron mundësi të ndryshme të përkrahjes teknike qoftë përmes telefonik, e-mail ose vetë vizitës në vend ngjarje. Po ashtu specializojmë në procesin e quajtur avancimet emergjente të Microsoft Exchange Server-it në raste kur parashtrohet kërkesa e migrimit urgjent ose zhvendosjes së serverit nga një lokacion në tjetrin si e vetmja mundësi për organizatën.
Microsoft Exchange Server 2000/2003/2007
Exchange Serveri, serveri i Microsoft-it për kolaborim dhe postë elektronike, mundëson bizneseve pranimin dhe dërgimin e postës elektronike, por edhe formave tjera të komunikimit interaktiv përmes rrjetit kompjuterik. I dizajnuar për interoperim me klientë softuerik si aplikacionet Microsoft Outlook, Exchange Serveri po ashtu interoperon me Outlook Express por edhe e-mail aplikacione klienti tjerë. Exchange Serveri ofron funksione të interaktuara kolaborative siç janë caktimi i orareve dhe menaxhimi i detyrave. Exchange Serveri funksionon me Microsoft Windows Server 2007, 2003 dhe Microsoft Windows 2000 Server sisteme operative. Microsoft Office Outlook 2003 punon në kompjuter me sisteme Windows të bazuara dhe komunikon me Exchange Server përmes protokollit MAPI i cili përfshinë kapabilitete të pasura kolaborimi dhe të dërgim/pranimit të postës elektronike. Exchange Serveri gjithashtu akomodon klientët tjerë me përkrahje për protokolle siç janë Post Office Protocol 3 (POP3) dhe Internet Message Access Protocol 4 (IMAP4) si dhe përkrahje për Simple Mail Transfer Protocol (SMTP). Microsoft Outlook Web Access, është poashtu një shërbim i përfshirë në Exchange Server i cili akomodon klientët për qasje në e-mail të tyre nëpërmes Web interfejsit.
Exchange Server 2003/2007 ka përkrahje të lartë edhe për pajisje mobile siç janë Pocket PC dhe Smartphones si dhe mundëson sinkronizimin e Inbox, Kalendarit, Kontakteve dhe listës së detyrave të cilat lidhën me mbledhje dhe orar të caktuar ose/dhe informata tjera me rëndësi.