Sigura
Bizneset e vogla janë duke u bërë cak i shpesht i hakerëve për shkaqe të mos mbrojtjes në rrjetë. SMARTTECH mund të zhvilloj dhe implementoj solucion të sigurisë për rrjetin tuaj kompjuterik duke filluar nga antivirus,antispyware,firewall si dhe shumë komponente tjera të cilat do të ju ndihmojnë mjaftë në implementimin sa më të mirë të sigurisë dhe mbrojtjes nga qasja e joatuorizuar në të dhënave tuaja.

Si partner me kompaninë e njohur amerikane SYMANTEC, e cila është e specializuar me produktet e saj për antivirus,antispyware, antispam etj. Smarttech ju ofron solucion të volitshëm dhe të shpejtë në implementimin e sigurisë për kompaninë tuaj.
BACKUP DHE RESTORE SOLUCIONET
Çka në raste kur komplet sistemi juaj serverik dështon ose dëmtohet pa pritur? Për këtë arsye ekipi ynë dhe çdo plan infrastrukturor të cilin e ofrojmë i kushtojmë mjaft rëndësi të madhe kësaj çështje që mund të ndodhë.
Njëra nga strategjitë të cilat i ofrojmë është solucioni Backup dhe Restore duke futur në shfrytëzim të gjitha analizat dhe parametrat ekzistues të rrjetit dhe serverëve tuaj. Si partner me kompani të njohura të cilat prodhojnë softuer të tillë për krijim të kopjeve rezervë të dhënave, arkivimit të tyre, restaurimit etj., jemi pa dyshim të përkushtuar që probleme të tilla edhe në rast se ndodhin të mos kenë efekte negative për biznesin, organizatën ose institucionin tuaj. Prandaj merrni në konsideratë që tani për të kontaktuar Smarttech-un në mënyrë që t’iu ndihmojmë me këto çështje.